E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jane Fonda në rolin e Nancy Reagan

Aktorja amerikane, Jane Fonda do të interpretojë në kinema bashkëshorten e ish-presidentit amerikan, Ronald Regan, një ikonë e vërtetë e republikanëve, njofton revista ‘Variety’.

Regjisori Lee Daniels ka zgjedhur aktoren tepër të përfshirë politikisht për të interpretuar rolin e Nancy Reagan në një film për një zyrtar, i cili punonte në Shtëpinë e Bardhë për disa presidentë gjatë periudhës 1952 - 1986, njofton këtë javë revista bibël e industrisë së kinemasë.

Aktori amerikan, Forest Whitaker, i cili fitoi një Oskar për portretizimin e tij të diktatorit të Ugandës, Idi Amin Dada në filmin ‘Mbreti i fundit i Skocisë’ në vitin 2007, mund të luajë rolin e zyrtarit dhe mbretëresha e televizionit amerikan, Oprah Winfrey, atë të bashkëshortes së tij, thekson revista ‘Variety’.

Aktori irlandez, Liam Neeson mund të luajë rolin e presidentit Lyndon Johnson, ndërsa John Cusak do të interpretojë atë të presidentit Richard Nixon

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›