E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB kërkon më shumë personel në Haiti

Shefi aktual i misionit humanitar të OKB-së në Haiti ka kërkuar përforcime të mëdha për përballimin e katastrofës së tërmetit. "Ka nevojë për më shumë personel dhe për shumë makina transporti", tha Edmond Mulet nga Guatemala në kuadër të përgatitjeve për një konferencë humanitare ndërkombëtare në Montrealin kanadez. Mulet drejton që prej rënies së tërmetit më shumë se 12 mijë trupa të misionit përkatës të Kombeve të Bashkuara në ishullin Karibik. ndërkaq të dielën një tjetër lëkundje sizmike prej 4,7 ballësh në kryeqytetin e Haitit shkaktoi tek banorët frikë dhe panik. Ndërkaq në një deklaratë të fundit, presidenti i Venezuelës, Hugo çavez ka hedhur një hipotezë e cila surprizoi mbarë opinionin publik vendas dhe atë botëror. Presidenti i vendit amerikano-jugor, gjatë një interviste për televizionin venezuelioan "ViVa", akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zotërimin e armës që shkakton tërmete, me të cilin ishte iniciuar tërmeti në Haiti. Duke cituar njëfarë raporti të Flotës veriore ruse, televizioni "ViVa" transmetoi deklaratën në të cilën thuhet se tërmeti ku humbën jetën rreth 200 mijë njerëz është shkaktuar nga testimi eksperimental amerikan i sistemit të valëve. Sulmet e Hugo çavezit njihen për notat emocionale të tepruar. Por pritet që deklarata e tij e fundit të mos kalojë pa u vënë re. Ai mund të hetohet për shpifje dhe për prishjen e imazhit të një kombi, në rastin konkret të kombit amerikan. Ndërkaq sipas të dhënave të deritanishme nga Haiti, autoritetet kanë theksuar se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 350 mijë, edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë për bilancin e viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›