E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i femrave, 16 vjet burg per Damiano Toshin

TIRANE - I forti i Korces denohet per here te trete nga drejtesia. Damiano Toshi, 23 vjec, i denuar dy here me "burgim te perjetshem", per vrasjen e dy basketbollisteve ne Korce, eshte gjykuar per rreth nje vit me akuzen "trafik te femrave per qellimeve prostitucioni" dhe "keqtrajtim". Gjykata e Krimeve te Renda ka shpallur dje fajtor dhe denuar me 16 vjet heqje lirie te pandehurin. Dy vite me pak se kerkesa e bere nga ana e prokurorise, per denimin e Toshit, ka qene vendimi i dhene nga trupi gjykues. Ashtu si edhe ne seancat e meparshme, i pandehuri ka refuzuar te jete i pranishem, duke kerkuar te perfaqesohet nga ana e mbrojtesit te zgjedhur prej tij. Dje, togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Idriz Malkurti, kane shpallur fajtor Toshin per trafikimin e nje te miture ne shtetin fqinj, Greqi. Dy seanca me pare, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e Toshit me 18 vjet heqje lirie. Ndersa avokati mbrojtes ka kerkuar shpalljen e tij te pafajshem per mungese te provave. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se me date 29 maj te vitit 2004, vlonjatja F.H., eshte kthyer nga policia e shtetit grek, ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Ne momentin e kthimit, ajo ka bere kallezim ndaj Damiano Toshit, pasi ky i fundit e ka njohur ne Tirane. Sipas deshmise te se demtuares, Toshi i ka premtuar se do te kujdesej per te dhe se i kishte thene se do ta conte ne Greqi, ku do t'i gjente dhe pune. I pandehuri e ka mashtruar, duke i premtuar se do jetonte me te dhe do martohej. Nepermjet nje shoku te tij, te quajtur Rigers Colla, i ka pergatitur nje pasaporte false me vize greke. Me pas eshte nisur per ne Greqi nga pika e kalimit kufitar te Qafe Thanes dhe nga Maqedonia ka kaluar ne Greqi. Nepermjet orientimeve te pandehurit, me te cilin lidhej vazhdimisht ne telefon, ajo ka kontaktuar nje shokun e tij, me emrin Sandri, qe ky i fundit ta priste ne stacionin e Selanikut. Shoku i Toshit ka derguar te dashuren e tij me emrin Flori, e cila e ka marre dhe e ka cuar ne banesen e tyre, ku ka qendruar per nje periudhe rreth 2 muaj. Dy dite pas mberritjes se 20-vjecares ne Selanik, ka shkuar dhe i pandehuri Ervin Toshi, i cili e ka detyruar qe te punonte si prostitute. Gjate qendrimit ne Selanik, e demtuara ka pasur presione te vazhdueshme si nga ana e te pandehurit, ashtu edhe nga shtetasja me emrin Flori, me qellim qe te ushtronte prostitucion. Ai e ka djegur me cigare ne te dy parakrahet afer kyceve te dores, me qellim qe ta detyronte te ushtronte prostitucion. Flori, nepermjet bisedave dhe formave te ndryshme, perpiqej qe ta fuste te demtuaren ne rrugen e ushtrimit te prostitucionit. Ajo me porosi te pandehurit e ka cuar ne nje hotel, ku duhet te kryenin marredhenie seksuale kundrejt shperblimit 100 euro me nje shtetas grek. Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›