E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet anesori kaos ne Kruje

Kjo ka bere qe gjyqtari te nderprese takimin duke kerkuar qetesimin e situates se krijuar. Gjithcka erdhi si rezultat i disa momenteve te dyshimta ne menyren e arbitrimit te cilat sollen me pas edhe revolten e vendasve. Ne harkun e 30 minutave te para jane tre raste kur krutanet pretendojne per nje penallti. Ne te tria situatat eshte Turdiu qe dy here pengohet ne zonen e rreptesise nga mbrojtja dinamovite por per gjyqtarin Laver Alla loja mund te vazhdoje. Ka mjaftuar pikerisht kjo gje per te nxehur gjakrat si mes lojtareve ne fushen e lojes por edhe ne shkallet e stadiumit. Nga ketu kane fluturuar sende te forta ne fushen e lojes ku nje shishe uji ka perfunduar ne koken e anesorit oka. Ky i fundit eshte larguar menjehere nga vendi i tij duke kerkuar asistencen e arbitrit kryesor. Gjyqtari pasi eshte konsultuar me asistentin e tij ka marre ne dore shishen e ujit dhe ia ka dorezuar vezhguesit te ndeshjes Namik Jareci. Gjendja u acarua me shume kur arbitri parakaloi gjithe fushen e lojes me shishe ne dore aq sa situata mund te kishte dale edhe jashte kontrollit. U deshen 5 minuta diskutime nga minuta e 23 deri ne te 28 te kohes efektive e cila u rikuperua ne fund te pjeses se pare nga ana e drejtuesve krutane dhe gjyqtareve qe gjithcka te qetesohej dhe ndeshja te vazhdonte me tej. Megjithate goditja e anesorit mund te gozhdoje klubin krutan pasi kjo gje do te merret ne analize ne mesjave nga Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Duke iu referuar ngjarjeve analoge ne fusha te tjera te Superiores dhe jo vetem me gjasa KF Kastrioti do te ndeshkohet me nje gjobe te majme. Atij mund edhe ti pezullohet fusha ose te luaje pa spektatore. Gjithsesi vendimi pritet te merret ne mbledhjen e radhes te Disiplines ku do te analizohet edhe kartoni i kuq i Kalarit si dhe disa ofendime e hyrje deri ne fushen e lojes pa lejen e arbitrit te trajnerit te Kastriotit Ramadan Ndreu. Ndersa persa i perket takimit Dinamo edhe pa Bakajn e Muzaken i cili e nisi ndeshjen nga pankina arriti te munde krutanet.

Elbasani lojtaret Jemi pa rroga

Plas te Elbasani. Pas akuzave per trukimin e ndeshjes derbi me Shkumbinin ne analizen e djeshme lojtaret verdheblu jane ofenduar rende nga stafi teknik. Mesohet se pergatitesi atletik Blendi Hoxholli i ka lene pa fjale jo vetem drejtuesit e klubit dhe trajnerin por edhe lojtaret teksa i ka ofenduar rende keta te fundit duke i quajtur te pamoralshem dhe pa karakter. Me pas ka folur edhe trajneri Krenar Alimehmeti i cili ka pohuar se gjate dy diteve te ardhshme do te zhvillohet edhe nje takim me presidentin Arben Laze por futbollistet kane ngritur zerin dhe kane akuzuar drejtuesit e klubit se kane 2 muaj pa marre rrogat.

Superiore/ Java 9

Te shtunen
Bylis-Besa 3-1
Guj 1 Dimo 24 F.Xhafaj 32/ Cikalleshi 51 p
Laci-Skenderbeu 0-1
Vishaj 86
Vllaznia-Flamurtari 1-3
Jovanovic 29 p/ Sakaj 39 p Licaj 49 D.Xhafaj 78
Te dielen
Elbasani-Shkumbini 1-2
E.Dalipi 37 p/ Veliaj 12 Gerbovic 89
Tirana-Teuta 2-0
Pejic 2 11
Dje
Kastrioti-Dinamo 0-1
Vila 13 Allmuca 53/ Babic 71 Renditja

Ekipi ND F B H P
1. Dinamo 9 7 1 1 22
2. Skenderbeu 9 6 1 2 19
3. Flamurtari 9 6 1 2 19
4. Shkumbini 9 4 2 3 14
5. Tirana 9 3 3 3 12
6. Teuta 9 3 3 3 12
7. Vllaznia 9 3 2 4 11
8. Laci 9 3 1 5 10 9. Bylis 9 2 1 6 7
10. Besa 9 1 4 4 7
11. Kastrioti 9 1 4 4 7
12. Elbasani 9 2 3 4 6
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›