Bejl-zikalterve Do vuani ndaj nesh
Ne prag te ndeshjes Totenhem-Inter qe do te zhvillohet sot ne mbremje ne White Hart Lane te Londres protagonisti absolut i ndeshjes se vajtjes Garet Bejl ka analizuar perballjen. Mbrojtesi i krahut te Spersave ka lene te nenkuptohet se pavaresisht se do luajne ne shtepi ndeshja me kampionet e Europes nuk do jete aspak e lehte. Gjate viteve te fundit e kemi bere White Hart Lane-n nje fushe shume te veshtire per te gjitha skuadrat qe kane ardhur per te luajtur ketu dhe do perpiqemi qe e njejta gje te ndodhe edhe ndaj Interit. Kemi rifituar besimin qe humbem ne fillim te sfides ne San Siro por kesaj radhe shpresojme qe te luajme me 11 lojtare dhe te mos bejme me nje nisje aq negative eshte shprehur lojtari i Totenhemit. - Ata jane kampionet e Europes dhe ne duam te veme veten ne prove kunder me te mireve. Interi ka cilesite qe i kane te gjitha skuadrat e medha jane te mire ne zoterimin e topit dhe kane lojtare me nivel nderkombetar. Jemi te vetedijshem per kete ndaj duhet te japim maksimumin tone. Me pas Bejl ka kujtuar tripleten e realizuar ne San Siro qe e ka vene ne qender te vemendjes te klubeve me te medha te te gjithe Europes. Per te qene i sinqerte akoma nuk arrij ta besoj ate qe ndodhi dhe prandaj nuk e shoh veten nen reflektore. Tripleta ishte dicka qe nuk do ta harroj kurre. Tani te fitojme ndaj Interit Kjo do me gezonte me shume se paraqitja ime personale. Champions League
SOT
Grupi A
2045 Totenham-Inter
2045 Verder B.Tuente
Grupi B
2045 Benfika-Lion
2045 Hapoel-Shalke
Grupi C
2045 Bursaspor-Mancester
2045 Valencia-Rejnxhers
Grupi D
1830 Rubin-Panathinaikos
2045 Kopenha.-Barcelona
Neser
Grupi E
2045 Basel-Roma
2045 Kluzh-Bajern
Grupi F
2045 elsi-S.Moske
2045 Zilina-Marseje
Grupi G
2045 Milan-Real Madrid
2045 Okser-Ajaks
Grupi H
2045 Partizan B.-Braga
2045 Shakhtar-Arsenal