E Enjte, 5 Nëntor 2026

Totenhem mund Evertonin dhe sheh Europën

Një Tottenham i pamëshirshëm godet Evertonin dhe i shtyn drejt zonës së rënies. Spurs mundën formacionin e Lampard me një rezultat të rëndë 5-0 dhe rinisin garën e tyre drejt zonës europiane. Në stadiumin e Tottenham Hotspur, vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 14-të me një autogol të Keane, i cili dërgoi krosin e Sessegnon në portën e tij, të cilin Kane nuk mundi ta arrinte.

Kalojnë vetëm 3 minuta dhe Heung-Min Son dyfishon, duke shfrytëzuar në maksimum prekjen e bukur të Kulusevskit, porn ë këtë rast nuk është pa faj edhe Pickford. Të besuarit e Lampard nuk janë në fushë dhe Kane i ndëshkon sërish në minutën e 37-të, 3-0.

Pushimi mes pjesëve nuk sjell asnjë ndryshim plani në këtë sfidë dhe Tottenham I duhet më pak se një minutë për të shënuar golin e katërt. Është Reguilon, i cili hyri në mes të pjesëve, që shfrytëzon  krosimin e ulët të Kulusevskit, autor i dy asistimeve.

Evertoni nuk arrin të bëhet kurrë i rrezikshëm dhe kolapsi i tyre është i plotë: fillimisht Dier godet traversën me kokë, më pas në minutën e 55-të Kane firmos 5-0. Pjesa tjetër e ndeshjes ka pak rëndësi. Tottenham ngjitet në kuotën e 45 pikëve, trie pikë larg zonës Champions.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›