Toti: “Kupa nuk më mjafton”

- Francesko Toti dëshiron Kupëë e Italisë, por jo vetëm atë: "Synoj klasifikimin e golashënuesve dhe "Këpucën e artë". Kapiteni i Romës ishte një nga protagonistët e fitores tenistike te Romës kundër Interit (6-2) në ndeshjen e parë finale të Kupës së Italisë. "Akoma nuk e ndjiej timen Kupën e Italisë. Interi është një skuadër e madhe dhe do të provojë deri në fund për ta bërë të veten atë. Për ne do të jetë shumë e thjeshtë nëse edhe në ndeshjen e kthimit do të bëjëmë të njëjtën lojë. E kërkoj këtë trofe prej 3 apo 4 vjetësh: për pafatësi apo për përgjegjësinë tonë, nuk ia kemi dalë ta ngrejmë. Kesaj radhe nuk kemi më justifikime".
Kupa e Italisë nuk është synimi i vetëm i kapitenit: "Është një nga tre objektivat e mi deri në fund të sezonit: i pari është klasfikimi i shënuesve, pastaj "Këpuca e artë", duhet të shënoj të paktën katër gola në tri ndeshje".
Toti e di se cfarë duhet të plotësojë klubi në të ardhmen: "Kjo skudër duhet të jetë e përforcuar me 2-3 lojtarë të nivelit, duhen lojtarë me eksperiencë vecanërisht për ballafaqimet ndërkombëtare". Nuk mungojnë edhe komplimentet për Lacion: "Meriton një duartrokitje, askush nuk e priste se do të arrinte midis katër skuadrave të para. Nëse do të shihnim veten, mund të them se kemi bërë gjëra të rëndësishme". Së fundi edhe nëj mendim për Ligën e Kampioneve. "Shpresoj të fitojë Milani, pasi është një skuadër italiane dhe shumë nga miqtë e mi luajnë aty. Uroj të jetë një hakmarje e Stambollit".