E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll Ouen nga minuta e parë kundër Shqipërisë

- Majkëll Ouen do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë kundër Shqipërisë, së bashku me portierin Ben Foster, i cili ka qene i huazuar për një kohë të gjatë te Uatford nga Mancester Junaitid. Në listën "B" do të jenë edhe anësori i Midellsbrout, Stjuart Douning dhe sulmuesi i Preston, David Njuxhënt.
Sulmuesi i skuadrës angleze të Boltonit, Kevin Deivis, 30 vjec, është një një nga të thirurt e trajnerit të Anglisë, Stiv Mekaren, për ndeshjen kundër përfaqësueses shqiptare, të cilën ai dëshiron ta shfrytëzojë për fushatën kualifikuese të Euro 2008.
Dejvis, 30 vjec, është një nga lojtarët e Anglisë B, që do të përballet me Shqipërinë në stadiumin "Turf Moor" të Bërnlit, më 25 maj, që shërben për Anglinë si një ndeshje "nxehje" për kualifikuesen me Estoninë dhjetë më pas.
Gjithashtu edhe shoku i tij i skuadrës, Deivid Bentlei do të jetë në ndeshjen kundër përfaqësueses sonë, ashtu si mbrojtësi i majtë i Ridingut, Nicky Shorey, i cili nuk ka thirrur asnjëherë për Anglinë. Meklareni ka zgjedhur që portën e Anglisë B të mbrojë, portieri Ben Foster që luan për skuadrën e Uatfordit në Premierligë. Në fushë kundër "kuqezinjve" do të jetë edhe mesfushori i Midëllsbrout Steëart Doëing dhe sulmuesi i skuadrës së Prestonit David Nugent. Sipas gazetës angleze në këtë ndeshje do të jenë edhe tre lojtarë të Totenhemit Xhermën Defoe, Xhermen Xhenas dhe Majkëll Dauson janë lojtarët që janë përzgjedhur nga Mek Lareni.
Sipas Mirror-it, në ndeshje kundër Shqipërisë më 25 maj nuk do të thirret me kombëtaren angleze, asnjë lojtar i Celsit, Mancester Junajtid dhe Liverpulit. Me problemet në repartin e sulmit, Meklareni shpreson se Oueni do të tegojë të gjitha aftësitë e tij në ndeshjen kundër "kuqezinjve", për ti dhënë kështu zgjidhje problemit me emrin sulm.
Lojtarët e thirrur nga trajneri i luanëve Stiv Mek Klaren kanë një mundësi të artë ndaj Shqipërisë për të treguar aftësitë e tyre dhe për të fituar një vend në skuadrën e parë. Sipas gazetës së përditshme angleze "Daily Mirror", reparti i sulmit duket se do të jetë në qendër të vëmendjes për teknikun anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›