E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanavaro: “Jemi në momentin perfekt”Liverpuli do të përballet të mërkurën me Realin e Madridit. Spanjollët fitojnë prej nëntë ndeshjesh rresht – seria e tretë më e gjatë pozitive në historinë e klubit dhe më e mira që nga viti 1995 – duke u fu

Liverpuli do të përballet të mërkurën me Realin e Madridit. Spanjollët fitojnë prej nëntë ndeshjesh rresht – seria e tretë më e gjatë pozitive në historinë e klubit dhe më e mira që nga viti 1995 – duke u futur në luftën për titull, ndërsa Liverpuli tashmë është pas Mançesterit edhe pse udhëhoqi për një kohë të gjatë Premier Ligën gjatë këtij sezoni.

Trajneri i Madridit, Huande Ramos, mund të hedhë në fushë Arjen Robenin pas ndalimit të anësorit holandez për të luajtur në ndeshjet e fundit të kampionatit për shkak të dëmtimit. Ramos kurseu edhe Uesli Snajderin për të njëjtat arsye. “Ne vijmë në këtë ndeshje në momentin perfekt”, - tha mbrojtësi i Realit të Madridit, Fabio Kanavaro.

“Duke u përballur me një klub si Liverpuli, me gjithë atë histori të madhe, që e ka përdorur për të fituar në Ligën e Kampioneve, ne jemi gati të shkojmë, të shënojmë dhe, mbi të githa, të mos lejojmë të na shënojnë asnjë gol”.

Të mërkurën, 4 herë kampionia e Europës, Bajerni i Munihut, do të luajë kundër Sportingut të Lisbonës, ndërsa Panatinaikos me Vilarealin.

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›