E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës shqyrton një sërë projektligjesh

Në axhendë e Kuvendit për ditën e sotme dhe të nesërme janë edhe projektligji për masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, Projekt strategjia kundër korrupsionit, gjendja tregtare në vend dhe raportet tregtare të Kosovës me shtetet e tjera dhe Raporti për monitorimin e Ligjit për mbeturina.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të propozuar nga komisioni ad-hoc.

Ndërkaq, në seancën e nesërme do të debatohet për Raportin gjashtë mujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2009, Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtë mujorin e parë të vitit 2009, si dhe Raportin vjetor të auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›