E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani-Burgaj: Respektim të të drejtave të njeriut në çdo rast

Avokati i Popullit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë në rastet kur konstatohen shkelje të të drejtave të njeriut. Në anën tjetër edhe për të arrestuarit, Avokati i Popullit ka kërkuar të respektohen të drejtat e tyre pa u përdorur dhunë dhe pa qënë viktima të keqtrajtimeve. Një pjesë e ankesave të qytetarëve tek Avokati iPpopullit lidhen me dhunën tek të arrestuarit nga policia në komisariate.

 “Jam sot për të diskutuar për punën e përbashkët mes dy institucioneve. Avokati i Popullit është një institucion monitorues. Policia ka detyrën t`i mbrojë qytetarët dhe të udhëhiqet nga ligji dhe nga respektimi i të drejtave të njeriut. Rekomandimi i 12-të i BE-së kërkon zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga policia e shtetit. Ne do të kemi së shpejti edhe një raport në lidhje me zbatimin e këtyre rekomandimeve që do të diskutohet edhe me policinë e shtetit” shtoi Totozani.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj tha se do të ngrihen grupe pune të përbashkwta, që do të hetojnë çdo rast duke treguar trasnparencën e policisë ndaj Avokatit të Popullit. 

“Zbatimi i ligjit me përpikmëri bën të mundur respektimin e të drejtave të njeriut. Do të ngrejmë grupe pune të përbashkta, permanente që do të hetojnë çdo rast dhe kjo tregon edhe për tranparencën e policisë ndaj institucionit të Avokatit të Popullit” theksoi Burgaj.

Palët në këtë disktutim thanë se duhet të zbatohet përpikërmirsh ligji për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, një nga 12 prioritet kjo e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›