E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në drejtësi, donatorë-Qeveri nisin punën

Specialistët e Ministrisë së Drejtësisë kanë nisur një fazë konsultimesh me ekspertë të huaj për reformat që duhet të ndërmerren, kryesisht në gjyqësor me qëllim fitimin e besimit te qytetarëve.

Sipas zv.Ministres së Drejtësisë, Brikena Kasmi, ky takim i grupit sektorial bëhet edhe për të përshattur legjislacionet tona me ato të BE-së. Kasmi tha se janë përfunduar një sërë reformash si ngritja e institucioneve të reja të vuajtjes së dënimit, ajo e dënimeve alternative dhe përpjekjet për një proces gjyqësor të rregullt.
 

Sipas zv.Ministres ajo që po shihet me interes është edhe ndërtimi i pallatit të drejtësisë me fondet e BE-së për të sjellë të tjera kushte për sitemin e drejtësisë dhe për një zhvillim të rregullt gjyqësor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›