E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Të afrojmë në shoqëri komunitetin egjiptian

Tiranë- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka ofruar mbështetjen e tij për komunitetin egjiptian, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “SFINKSI”, e cila përfaqëson Minoritetin e Egjiptianëve të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij Totozani u shpreh se do të bëjë çështë e mundur për të mbrojtur minoritetet në vend dhe futjen e tyre në shoqëri.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbrojë minorancat në Shqipëri, në çdo fushë që ata kanë probleme. Institucioni do të bëjë përpjekje maksimale për përfshirjen e komunitetit egjiptiano- shqiptar në shoqëri. Duhet me patjetër të aplikohet parimi i barazisë para ligjit. Egjiptianët e Shqipërisë do të gjejnë tek Avokati i Popullit një aleat që do tu gjendet gjithnjë në krah. Dera e institucionit do të jetë gjithnjë e hapur si për të gjithë qytetarët e Shqipërisë,- tha Totozani.

Pak ditë më parë në një konferencë për shtyp ambasadori i BE- së në Tiranë, Etore Sequi, u shpreh se kryesish komunitei rom dhe ai egjiptian vijojnë të mbeten pasdore nga qeveria. Ai ka bërë thirrje që ata të afrohen në shoqëri, pasi mbrojtja e të drejtave të njeriut është një faktor kyç për antarsimin evropian.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›