E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja në Mamurras, tritol banesës së vrasësve të 9-vjeçarit

Mamurras- Hasmëria që ka kapluar prej muajsh familjet Shkreta dhe Llanaj në Mamurras, pas vrasjes së një 9-vjeçari, ka shënuar mesnatën e së martës konfliktin e rradhës.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në banesën e familjes Shkreta teksa policia bën me dije se për pasojë nuk ka pasur viktima apo të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Dëshmitarët thanë se forca të shumta police dhe zjarrëfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa dyshohet se sulmi është vënë në jetë nga familja Llanaj.

Sakaq më 19 Korrik 71-vjeçari Mark Shkreta, i ati i Oligert dhe Maringlen Shkrëtës, autorëve që vranë 9-vjeçarin I.Llanaj me 5 Qershor dhe lanë të plagosur xhaxhanë e tij, mbeti i vdekur me armë zjarri në rrugën Hoxha Tasim dhe dyshohet se autori është i ati i fëmijës Jetmir Llanaj, i cili ndodhet ende në kërkim.

Gjakmarrja mes dy familjeve nga Mamurrasi e pati fillesën më 5 Qershor në Mamurras rreth orës 14:00 të së martës kur një 9-vjeçar me iniciale I.Llanaj ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave që ka marrë brenda në makinën ku po udhëtonte në vendin e parë të pasagjerit në prehërin e nënës së tij e cila i shpëtoi plumbave.

Nga atentati ka mbetur i plagosur shtetasi Muharrem Llanaj, 62 vjeç, xhaxhai i fëmijës që humbi jetën. I cili sipas policisë ka qënë edhe objekti i sulmit. Policia pas shqyrtimit të të dhënave tha se autorët janë dy vëllezërit Shkreta, me të cilën 62-vjeçari ka pasur një konflikt.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›