E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Al Doghmi- n: Rritje të bashkëpunimt mes dy vendeve

Tiranë- Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, Abdulkarim Al Doghmi, ku kanë foluar për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.

Kreu i ekzekutivit e vlerësoi këtë vizitë si një kontribut tejet të rëndësishëm në konsolidimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve dhe në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dy vendet.

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në takim u ripohua vendosmëria e të dy vendeve për të zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit në fusha si ajo e kulturës, arsimit, turizmit, ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme, në fushën ekonomike, në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim për nxitjen e bashkëpunimit në tërheqjen e investitorëve reciprokë, për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme që ofrojnë ekonomitë e të dy vendeve për biznesin dhe investimet dhe shprehën gatishmërinë e të dy vendeve për të kompletuar kuadrin ligjor për zbatimin e projekteve të rëndësishme, konkrete, në këtë drejtim.

Pas takimit, për nder të delegacionit jordanez, Kryeministri Berisha shtroi një drekë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Më herët Berisha zhviloi një takim me ish- presidentin kroat Stipe Mesiç, i cili ndodhet për një vizitë miqësore n Shqipëri, me ish Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe me ish Presidentit të Shqipris Alfred Moisiu, të cilët u nderuan dje me titullin Qytetar nderi i komunës s Shëngjinit.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›