Totozani siguron shefen e misionit të OSBE/ODHIR: Do monitorojmë veprimet e administratës
TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani zhvilloi sot një takim me shefen e Misionit të OSBE/ODHIR, Conny McCormack.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Avokatit të Popullit, McCormack u interesua lidhur me veprimtarinë e institucionit, veçanërisht në lidhje me ankesat e depozituara, ose hetimet e kryera lidhur me veprimet, ose mosveprimet e organeve të administratës gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit informoi shefen e misionit lidhur me ankesat e paraqitura dhe veprimet e kryera për hetimin e tyre. Gjithashtu, Avokati i Popullit siguroi McCormack se “do të hetojë dhe do të monitorojë në vazhdimësi veprimet e administratës për të garantuar paanshmërinë, profesionalizmin dhe dedikimin e saj në shërbim të qytetarit.”
“Avokati i Popullit në zbatim të rolit të tij kushtetues dhe ligjor do vazhdojë të trajtojë me kujdes, përkushtim dhe diskrecion të gjitha ankesat e qytetarëve.” – deklaroi Totozani.
(er.nu/BalkanWeb)