Itali- 14 shqiptarë në pranga, drejtues të bandës së trafikut të kokainës
Itali- Banda e trafikut të kokainës në Itali e drejtuar nga shtetas shqiptarë është goditur sot nga policia italiane e cila ka mundur të vërë në pranga 31 shtetas, mes të cilëve 14 shqiptarë.
Po kështu janë kapur dhe sekuestruar edhe rreth 2.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.
Rrjeti drejtohej nga tre shtetas shqiptarë: Shahinaj Vexhi dhe Sajmir Guradeci dhe një i tretë ndodhet aktualisht i arrestuar në Shqipëri.
Furnizues i grupit ishte Saimir Serjani, ndërsa vëllezërit Alibej nga Elbasani dhe vëllezërit Bullari, ishin drejtues të bandës. Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në zonën e quajtur Asti dhe rezulton se shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.
Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.
Shqiptarët e arrestuar
Mësohet se tregu i kokainës kishte si qendër Holandën por që shpërndahej, nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe.
Shqiptarët e arrestuar:
Endrit Alibej, 29 vjeç
Andrea Alibej, 27 vjeç
Ervin Baho, 22 vjeç
Eno Bedali, 35 vjeç
Robert Braçja, 24 vjeç
Artan Bregu, 28 vjeç
Julian Bullari, 26 vjeç
Ersekë Burekasi, 25 vjeç
Emiliano Duka, 24 vjeç
Saimir Guradeci, 25 vjeç
Englentian Hasa, 24 vjeç
Aktiviteti kriminal:
Sipas autoriteteve italiane, banda ndërkombëtare e trafikut të kokainës ka pasur një aktivitetet të gjerë kriminal, i dokumentuar si më poshtë, që prej vitit 2011:
1.6 kg/ 42.000 ; (Asti dhe Torino) Shkurt 2012
1.3 kg/ 38,900 ; (Parma) Shkurt 2012
1.3 kg/ 38,900 ; (Ponsacco – PISA) Shkurt 2012
2 kg/ 56 875 (dokumentuara – GE) Shkurt 2012
Sasi të ndryshme në një total prej 7,000 (Reana del Rojale-Udine)
660 gr/ 17,000 (Nuvolento – BS) Shkurt 2012
200 gr/ 7000 (Bergamo) Shkurt 2012
670 gr/ 24,350 (Blackboard-Genoa) Shkurt 2012
230 gr/ 7640 (Asti-Aleksandri) Shkurt 2012
200 gr/ 11,600 (Villanova d’Albenga-Savona) Shkurt 2012
60 gr/ 1350 (Asti), shkurt 2012;
100 gr/ 2500 (Asti), dhjetor 2011;
sasi të mëdha / 3900 (Asti) Prill 2012;
120 gr (Asti) midis gushtit 2011 dhe qershor 2012;
50 gr (Asti)) midis gushtit 2011 dhe qershor 2012;
Sasitë e paspecifikuara (Asti-Montemagno) midis janarit dhe qershorit 2012;
201 gr/ 6100 (Asti), nga nëntori 2011 deri në qershor 2012;
shuma të konsiderueshme deri në 10.900 (Asti) nga gushti 2011 deri në qershor 2012.