E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha: Përpara me realizimin e projekteve të nisuara

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka ftuar banorët e Njësisë Bashkiake Nr.3 në kryeqytet që më 23 qershor të vazhdojnë përpara, me realizimin e projekteve të nisura në këtë njësi dhe qytetin e Tiranës dhe të refuzojnë politikën e konfliktit politik e bllokimit.

“Projektet, mundësitë, zgjidhjet që ne do të ofrojmë 4 vitet e ardhshme janë zgjidhje, mundësi të reja, projekte të reja për punësim, për mirëqënie, për zhvillim, për integrim në BE. Do i çojmë përpara pa iu kthyer konfliktit politik, pa iu kthyer luftës politike por duke vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e Sali Berishës, të rizgjedhur me votën e shqiptarëve më 23 qershor”, theksoi z. Basha.
Sipas Bashës, ish-kryetari i Bashkisë që bllokoi marrjen e statusit nga Shqipëria, sot artikulon me forcë se pas 23 qershorit do të bllokojë edhe zhvillimin e Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›