E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Kulturës me drejtor të ri

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës, opinionisti dhe zëdhënësi i parë i Komunës pas luftës, Hysni Syla, është zgjedhur drejtor i Qendrës së Kulturës ‘Rexhep Mitrovica’, në Mitrovicë.

Emërimi i tij është mirëpritur nga veprimtarët e kulturës. Përfaqësuesit e medieve dhe të shoqërisë civile e kanë vlerësuar punën e deritanishme të Sylës, duke e cilësuar atë një bashkëpunëtor të shkëlqyeshëm, të hapur dhe shumë transparent.

“Do të angazhohem maksimalisht, dhe besoj se do t’ia arrij që aktivitetet kulturore në qytetin buzë Ibrit tash e tutje të jenë më intensive.

Për qytetarët tanë do të organizojmë ngjarje me vlera të mirëfillta kulturore”, deklaroi Syla për agjencinë Kosovapress.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›