Spitalet e vendit pa ngrohje,pacientët blejnë vetë paisje
Spitalet e vendit nuk garantojnë kushte ngrohëse. Me këtë problem përballen edhe pacinetët e spitaleve të mëdhenj. Kështu në shumë pavione e shërbime të spitalit Nënë Tereza, dhomat janë pa ngrohje, ndërsa njërëzit detyrohen të blejnë vetë pajisje që kompensojnë mungesat e spitalit. Të paktën në pavionin e kardiokirurgjisë, sistemi ngrohës nuk punonte prej më se 1 jave. Kohë kjo që ka përkuar edhe me përkeqësimin e kushteve të motit. Gjithësesi, në një komunikim zyrtar drejtoria e spitalit Nënë Tereza është shprehur se po merren masa për riparimin e defektit në kaldajën e këtij shërbimi.