E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretereshes M. City hyn ne cerekfinale

Manchester City ka hedhur pas krahëve kritikat që shoqëruan rezultatet e dobta në kampionat, duke siguruar një vend në cerekfinalet e Kupës së Mbretëreshës në Angli. Skuadra e drejtuar nga italiani Roberto Mancini ka mundur 3-0 Aston Vila, duke dominuar sfidën të luajtur në “City of Manchester”.

Goli i Yaya Toure në minutën e pestë do të ndryshonte shumë shpejt shifrat e rezultatit, ndërsa Balotelli do të dyfishonte avantazhin e skuadrës së tij pas vetëm 25 minutash nga nisja e takimit. Me epërsinë e dy golave, Manchester City do të mbyllte pjesën e parë, ndërsa me rikthimin në fushë do të vuloste përfundimisht kualifikimin me spanjollin David Silva.

Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini pas kritikave të ashpra të javës së fundit. Në raundin tjetër të Kupës së Mbretëreshës, Manchester City do të përballet me formacionin e kategorisë së dytë angleze Reading. Skuadra tjetër që vazhdon rrugën në Kupën më të rëndësishme në Angli është Arsenali, i cili ka mundur 5-0 modestët e Leyton.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›