Totti beson në pozitën e tretë

Kapiteni Francesco Totti beson se Roma mund të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Giallorossët pësuan humbjen e katërt këtë stinor pas 10 xhirosh, duke u mundur nga Parma të mërkurën, rezultat i cili i le ata me 14 pikë, 14 më pak se lideri Juventus. Por, Totti beson se Roma mund të përfundojë stinorin në pozitën e tretë, që aktualisht është tetë pikë larg.
“Ky është tani objektivi ynë”, deklaroi Totti pas humbjes 3-2 në Tardini. “Lideri Juventus nuk mund të arrihet, por zona e Ligës së Kampionëve është e kapshme”, u shpreh ai.