E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama pi birrën e paqes me policin e profesorin

"Ajo që na bashkon, është më e fortë se ajo që na ndan". Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barrack Obama, reflektim i cili ka mbyllur edhe takimin "e birrës" në Shtëpinë Bardhë, me policin e bardhë dhe profesorin me ngjyrë, protagonistë të një ngjarjeje që dy javë më parë, rizgjoi në Shtetet e Bashkuara fantazmat e racizmit. Takimi mes tyre, por me praninë edhe të zv presidnentit amerikan, Joe Bajden, zgjati më pak se një orë. ''Është e rëndësishmë të shohim përpara, dhe jo pas", citohet të ketë thënë polici. " Shpresoj që një ditë të mësojmë të njihemi më mirë, siç bëmë sot pasi konsumuam një birrë me presidentin Obama " ka thënë profesori, pas takimit. Barack Obama ftoi profesorin e Harvard , Henry Gates në Shtëpinë e Bardhë për të pirë një birrë së bashku më oficerin e policisë James Crowley i cili në 16 korrik e arrestoi pasi dyshoi se ishte një hajdut. Obama, presidenti i parë amerikan me ngjyrë, pas takimit me ta, tha se nevojitet të tejkalohen dallimet raciale dhe se është i domosdoshëme dialogu në këtë drejtim. Crowley e arrestoi Gates, një person shumë i njohur në realizimin e filmave dokumentare, pas një konfrontimi me të, në shtëpinë e profesorit, duke krijuar një incident racial, dhe duke tërhequr vemendjen e mediave. Obama reagoi ashpër duke thënë se polici kishte vepruar me budallallëk duke arrestuar mikun e tij. Megjithatë ai shpresonte se situate do të ndreqej, pasi te tre të diskutonin për incidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›