E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë/ Vriten policët, në trup mesazhe kërcënuese nga kartelet e drogës

Trupat e dy policëve janë gjetur të ekzektutuar me shenja torture dhe shumë plumba në trup. Viktimat janë gjetur në perëndim të Meksikos, në vendlindjen e presidentit Felipe Calderon, raportuan autoritetet vendase. Dy anëtarët e forcave të rendit janë identifikuar dhe janë Hector Manuel Cervantes Garcia dhe Luis Antonio Mora Lopez. Në trupin e viktimave u gjetën gjithashtu të shkruara edhe mesazhe kërcënuese nga karteli i drogës që njihet me emrin " La familia" , grupi rival i "Los Zetas". Gjatë kohës që u vranë , ata po patrullonin rrugët. Ndërkaq në Veracruz, disa persona të armatosur kanë qëlluar në shtëpinë e një komandanti policie, dukë vrarë vetë personin në fjalë, gruan e tij dhe katër fëmijë, më i vogli nga të cilët, një fëmijë 6 vjeçar , dhe më i madhi 15 vjeç. Policia gjeti trupat e viktimave brenda shtëpisë që i ishtë vënë flaka më pas. Ndërsa pjesa e jashtme e shtëpisë ishte mbuluar nga plumbat e derdhur me breshëri. Në qytetin e Meksikos, vetëm gjatë këtij viti janë vrarë të paktën 300 persona, shumica e të cilëve nga rritja e dhunës në ketë vend. Ndërsa rivaliteti për drogën u ka marrë jetën 12,800 personave që nga viti 2006, gjë e cila ka shqetësuar pa masë turistët dhe investitorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›