Toure, i gatshëm të largohet

Yaya Toure nuk është i kënaqur me sezonin që po e kalon te Barcelona, ku nuk po gjen mjaft hapësira këtë vit. Menaxheri i futbollistit, Dimitri Seluk, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga kampioni i Evropës.
E kuptojmë se në një skuadër mund të bëhen rotacione, por pse është gjithmonë ai që mbetet jashtë? Pse Keita ka luajtur 10 ndeshje e Yaya katër? Para disa muajsh e kemi vazhduar kontratën, edhe pse kishim oferta interesante nga klubet tjera. Përse iu vazhdua kontrata? Për të mbetur në bankinë? Këtë nuk e kuptoj. Nëse Barçës nuk i pëlqen lojtari, ai ka 8 oferta të rëndësishme, tha Seluk.