Palestinezët shënuan pesëvjetorin e vdekjes së Arafatit
Palestinezët u tubuan sot, për të shënuar pesë-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të tyre, Yasser Arafat, me presidentin aktual, Mahmouf Abass, i cili ju adresua të tubuarve në Bregun Perëndimor.
Përvjetori i vdekjes së Arafatit ka gjetur palestinezët më të përçarë se asnjëherë më parë, me Abassin i cili ka paralajmëruar mundësinë e dorëheqjes së tij, për shkak të ngecjes së procesit paqësor me Izraelin.
Me mijëra njerëz u tubuan në qytetin e Ramallahut, për të kujtuar njeriun i cili kryesoi luftën gati 40 vjeçare të palestinezëve kundër okupimit izraelit.
Ka ardhur momenti i së vërtetës dhe ne duhet të jemi të sinqertë me popullin palestinez dhe të pranojmë se nuk kemi qenë në gjendje që të realizojmë zgjidhjen me dy shtete, përkundër negociatave që kanë filluar para 18 viteve, theksoi kryenegociatori i palestinezëve, Saeb Erekat.
Jemi bindur se Izraeli nuk e dëshiron krijimin e shtetit palestinez, në tokat që ka okupuar në vitin 1967, shtoi Erekat, duke ju referuar Bregut Perëndimor dhe territorit të Gazës.