Për titullin vjeshtor

Të mërkurën dhe të enjten zhvillohet xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor, respektivisht java e shtatëmbëdhjetë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Por, të mërkurën do të qartësohet se cila skuadër do të shpallet zyrtarisht kampion i stinorit vjeshtor, Hysi apo Trepça. Aktualisht, ekipi llapjan është lider në tabelën e klasifikimit me 30 pikë të tubuara, një më shumë se ai mitrovicas që zë vendin e dytë.
Në xhiron e fundit të këtij stinori, Hysi do ta presë në shtëpi KEK-un, sikurse Trepça që do të jetë nikoqir i Kosovës së Vushtrrisë. Hysi me fitore eventuale ndaj KEK-ut do të shpallet kampion vjeshtor, pavarësisht se cili do të jetë epilogu përfundimtar në ndeshjen Trepça Kosova (V).
Prandaj, trajneri i ekipit llapjan, Luan Prekazi beson se djelmoshat e tij do ta mposhtin KEK-un, në mënyrë që Hysi të dimërojë si lider.
Do të luajmë kundër KEK-ut, për të cilin ekip unë kam respekt të madh, sepse dihet se KEK-u ka korrur rezultate të mira deri më tani. Ne jemi të kompletuar, pra nuk kemi mungesa të lojtarëve. Përkundër motit me shi, unë pres që të fitojmë ndaj KEK-ut dhe ti gëzohemi titullit të kampionit vjeshtor. Normalisht se na nevojitet ndihma e tifozëve tanë, deklaroi Prekazi për Express.
Në anën tjetër, trajneri i Trepçës, Nazmi Rama thotë se ekipi i tij do të përpiqet maksimalisht që ta mposhtë Kosovën (V), me shpresë që KEK-u të fitojë pikë në Merdar ndaj Hysit. Vetëm në këtë mënyrë, Xehetarët do të mund të rikthehen në krye të tabelës.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm në përballje me Kosovën e Vushtrrisë. Duhet ta japim maksimumin për ta mposhtur këtë ekip. Ne kemi respekt për Kosovën, e cila nuk e meriton të gjendet në fund të tabelës, sepse është skuadër shumë më cilësore sesa kaq sa e pasqyron radhitja tabelore, deklaroi Rama për Express.
Ne besojmë se do të fitojmë ndaj Kosovës së Vushtrrisë. Në të njëjtën kohë shpresojmë në një gabim eventual të Hysit në duel me KEK-un. Nëse takimi mes Hysit e KEK-ut përfundon së paku me rezultat të barabartë, atëherë Trepça do të shpallet kampion vjeshtor. KEK-u ka ekip cilësor dhe në kushte të tilla atmosferike çdo rezultat është i pritshëm, theksoi ai.
Të dyja këto takime zhvillohen të mërkurën, derisa të njëjtën ditë në kryeqytet zhvillohet derbi lokal ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.
Superliga Xhiroja e 17
E mërkurë
Trepça Kosova (V)
Hysi KEK-u
Prishtina Flamurtari
Drenica Besa
E enjte
Liria Vëllaznimi
Gjilani Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00