E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tovërlani i rikthehet bankinës

Afrim Tovërlani, prej të shtunës do ta udhëheqë nga bankina ekipin e tij, Trepçën 89.
Strategut kosovar, të premten i ka përfunduar dënimi prej katër muajsh, të cilin ia pat shqiptuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), gjatë kohës sa ishte kryetrajner i FC Prishtina.

Para pak javësh, Tovërlani kaloi tek Trepça 89, e cila garon në Ligën e Parë. Kjo skuadër, të shtunën do të ndeshet me Ferronikelin.

Ai dënim, aq i gjatë, ka qenë i padrejtë. Megjithatë, tani punën time do ta kryej nga bankina, ku do të kem më të lehtë ti jap instruksione ekipit tim, tha Tovërlani, i cili beson se do tia dalë ta rikthejë Trepçën 89 në Superligë.

Konkurrenca është shumë e fortë. Megjithatë, Trepça 89 ka skuadër cilësore për tu rikthyer në Superligë. Besoj se në fund të kampionatit, unë bashkë me mitrovicasit do ti gëzohemi suksesit, deklaroi Tovërlani për Express.

Trepça 89 zë vendin e tretë në renditjen tabelore, me 24 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Ballkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›