Drenica do fitore

Xhiroja e 15-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, do të nisë të shtunën me ndeshjen që zhvillohet në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe KEK-ut.
Pas humbjes nga Ferizaj (2:1), trajneri i drenicasve, Valdet Shoshi, thotë se skuadra e tij synon ti fitojë tri pikë të plota në përballje me KEK-un.
Në duel me Ferizajn na kanë munguar disa futbollistë kyç, të cilët do të kthehen në ndeshjen ndaj KEK-ut. KEK-u është ekip i fortë dhe i papërshtatshëm. Megjithatë, unë jam optimist se do të fitojmë. Vetëm për fitore do të hyjmë në këtë ndeshje, deklaroi Shoshi për Express.
Ndërsa, Elektricistët, të cilët humbën në shtëpi nga Besa (0:1), synojnë të mbesin të pamposhtur si mysafirë të Drenicës.
Humbja nga Besa ishte dobësi e rastit. Pra, nuk ishte dita e jonë. Ne jemi ekip i fortë dhe cilësor. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen ndaj Drenicës. Këtë do ta dëshmojmë, sepse besoj se do ta nxjerrim një rezultat pozitiv. Atje do të shkojmë për të mos humbur. Kemi respekt për Drenicën, e cila është këndellur kohëve të fundit, ka thënë kapiteni i KEK-ut, Bekim Isufi.
Aktualisht KEK-u zë vendin e pestë në tabelë, me 21 pikë të tubuara, kurse Drenica është e nënta dhe ka 17 pikë.
Superliga Xhiroja e 15-të
E shtunë
Drenica KEK-u
E diel
Trepça Vëllaznimi
Gjilani Liria
Hysi Kosova (V)
Prishtina Ferizaj
Besa Flamurtari
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00