Toyota kthen 370 mijë makina me defekt
Firma e famshme japoneze e makinave “Toyota” ka vendosur të kthejë 370 mijë makina në të gjithë botën për shkak se kanë rezultuar me defekt. Një problem i tillë shkakton ndalimin e makinës në ecje e sipër.
Tek automjetet e kthyera përfshihen modele Crown, Mark X dhe modele të ndryshme Lexus të krijuara në Japoni mes viteve 2005-2011. Firma ka vendosur një kthim të veçantë në lidhje me një problem me shndërruesin e fuqisë edhe në disa automjete hibride.
Kthimi përfshin Toyota Harrier Hybrid e cila është shitur gjithashtu si Lexus RX dhe Kluger Hybrid. Deri më tani firma nuk ka marrë raportime të ndonjë aksidenti të shkaktuar nga ndonjë prej këtyre problemeve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)