Greqi, arrestohen 6 shqiptarë, trafikonin drogë nga Turqia

Policia greke zbulon një grup trafikimi droge, që përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe arreston 6 prej tyre, të moshës 31-36 vjeç.
Në grupin e të arrestuarve ishin edhe dy femra.
2 nga të arrestuarit, ishin krerët e organizatës, një mashkull dhe një femër 31 vjeçare, ndërsa është në kërkim një person i tretë, që konsiderohet gjithashtu si një ndër kokat e grupit.
Policia sekuestroi gjatë aksionit, 7 kg heroinë që ishte fshehur në gomat e dy makinave private (foto).
Sipas hetimeve paraprake, që nga nëntori 2012, grupi ka qarkulluar në Greqi më shumë se 218 kg heroinë dhe përfitimi ekonomik nga shitja e saj kap shifrën 1.5 mln euro. Policia ngriti ndaj shqiptarëve akuzën “për krijim organizate kriminale” dhe "për trafik droge".
Policia greke thotë se organizata kriminale, ishte projektuar me qëllim për të importuar sasi të mëdha heroine nga Turqia dhe t’i trafikonte në territorin grek.
Policia sekuestroi dy makinat, peshore elektronike, 14 telefona celularë etj.
Shqiptarët e arrestuar u dërguan në Prokurorinë e Athinës, ndërsa vazhdon hetimi për zbulimin e lidhjeve të tjera të mundshme.
(Balkanweb)