E Diel, 1 Nëntor 2026

Trabzonspori godet në merkato, merr Alanzinjon

Trabzon - Futbollisti më i mirë i vitit 2008 në kampionatin norvegjez, Alanzinjo, është bërë pjesë e Trabzonsporit në kampinatin turk. Futbollisti brazilian 25-vjeçar kaloi nga Stabaek për tek turqit për shifrën e katër milion eurove.

Trabzonspori e mbylli vitin 2008 në vendin e parë, në të njëjtën kuotë pikësh me Sivassporin, me nga 34. Ky klub është i katërti për nga madhësia në këtë kampionat, dhe këtë vit synon të fitojë titullin kampion për të tetën herë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›