Tifozët e Fiorentinës të indinjuar nga gjykimet
Firence - “Kundra të gjithë, dhe të gjithë ne jemi me ju djema!” Ky është slogani që kanë përgatitur tifozët e Fiorentinës në përballjen e nesërme kundër Napolit në stadiumin “Artemio Franki” të Firences. Të gjithë tifozët janë të indinjuar për ndeshjen e shkuar në kampionat kundër Juventusit, të cilën e humbën 0-1. Fiorentinës iu mohua një gol i rregullt, dhe nuk iu dha një penallti e pastër.
Fiorentina do të luajë nesër ne mbrëmje në orën 20:30 përballë Napolit në fushën e saj për javën e 21-të. Fiorentina aktualisht ka 32 pikë, një më pak se Napoli.
Fiorentina do të luajë nesër ne mbrëmje në orën 20:30 përballë Napolit në fushën e saj për javën e 21-të. Fiorentina aktualisht ka 32 pikë, një më pak se Napoli.