“Tradita myzeqare”, panair me produktet e stinës në Fier-Shegan

Fier-Shegani, një nga zonat më të pasura bujqësore të Myzeqesë, organizoi festën tradicionale lokale “Tradita Myzeqare”. Qendra e festës ishte padyshim prodhimi i pjeshkave, për të cilat zona është e njohur prej dekadash.
Nëpër stenda të dekoruara me motive tradicionale, u ekspozuan varietetet e ndryshme të frutave nga ato më të hershmet, deri më të vonat. Krahas prodhimeve të stinës, një vëmendje të veçantë morën edhe prodhimet e serave diellore të cilat zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në Fier-Shegan.
“Është diçka shumë ë mirë për njësinë tonë sepse në këtë mënyrë promovohen produktet”, u shpreh një fermer.
“Kemi marrë përvojë nga vendet e rajonit për pjeshkën dhe e dimë shumë mirë si proces pune dhe kjo ka bërë që ti shtojmë parcelat vit pas viti”, tha një tjetër fermer.
Sipas vetë fermerëve këto festa u vijnë ne ndihmë, sepse janë një mundësi për promovimin e zonës e cila është tepër pjellore, ndërsa kërkojnë masa më lehtësuese përmes përfshirjes në skemat e mbështetjes bujqësore.
/rtsh.al/