E Hënë, 2 Nëntor 2026

600 vende pune në administratë, kontratë 1-vjeçare punësimi për 250 praktikantë

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, fton të rinjtë e grupmoshës 21–29 vjeç që të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, për t’i dhënë vetes mundësinë të përzgjidhen si pjesë e administratës publike.

Kryeministri shprehet se do të ofrohen 600 pozicione praktike në administratë dhe institucione të tjera publike, ku të rinjtë do të trajnohen nga Agjencia Shtetërore e Arsimit dhe do të përfitojnë një kompensim financiar prej rreth 11 mijë lekësh në muaj gjatë periudhës së praktikës.

Programi parashikon gjithashtu edhe mundësinë e kontratave njëvjeçare të punësimit në rast se rezultatet e praktikantëve do të jenë të kënaqshme. Rreth 250 persona pritet të përzgjidhen për të përfituar këtë mundësi të ofruar nga qeveria shqiptare.

Mjafton një CV dhe një letër motivimi për aplikimin, dhe e gjithë kjo nismë vjen në kuadër të forcimit të administratës publike, si një detyrim që duhet përmbushur në rrugëtimin evropian të vendit.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›