Vlorë, arrestohet për mashtrim ish-inspektori i KLD-së

Arrestohet për mashtrim ish-inspektori i KLD-së dhe ish-prokurori Kudret Kopo. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 56-vjeçari Kapo është paraqitur në ambjentet e policisë duke bërë një kallëzim ku pretendonte se ishte Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pretendim për të cilin dispononte një dokument, dhe se kishte ardhur në qytetin e Vlorës me qëllim që të takonte shtetasin D. Z., të cilit i ka premtuar se me njohjet që kishte do ti mbyllte një çështje penale, angazhim për të cilin ka marrë fillimisht shumën prej 5000 euro, por më vonë nuk kanë rënë dakort dhe shtetasi D. Z., i ka marrë me dhunë lekët që i kishte dhënë dhe një sasi prej 1900 euro që ky shtetas kishte me vete.
Ndërkohë nga hetimet intensive të kryera Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë në lidhje me këtë rast ka rezultuar se shteasi Kudret Kopo ka bërë kallzim të rremë duke përvetësuar titullin me qëllim mashtrimin e shtetasit D Z., për ti përfituar nga ai shumën prej 5 mijë euro.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprat penale "Mashtrimi" Përvetsimi i titujve dhe detyrave shtetërore" dhe "Kallzimi i rremë" .