E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge nga arresti shtepiak

Ilia Prendi, 44 vjeç, i njohur ndryshe si Arben Shtëmbari, ka injoruar vendimin e Gjykatës së Vlorës, duke thyer masën e arrestit shtëpiak, për të drejtuar bandën e trafikimit të lëndëve narkotike, e llojit kanabis sativa, nga Shqipëria drejt Italisë.

Pavarësisht guximit të tij, Prendi është arrestuar në flagrancë, në tentativë për të transportuar drogë nga brigjet e Himarës drejt Italisë. Personi në fjalë akuzohet edhe për kanosje e gjobëvënie të bashkëqytetarit të tij nga Vlora, Dritan Bello. Pas arrestimit në Himarë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë, tashmë çështja e tij ka shkuar në gjykatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›