Topi: Te pastrojme drejtesine

Sistemi i drejtesise eshte i semure dhe Shqiperia eshte ende larg kapjes se standardeve qe kerkon, pasi ne drejtesi ka korrupsion. Kritika kete here, u be nga vete Presidenti Bamir Topi, ne analizen e fundvitit. Para Keshillit te Larte te Drejtesise, Presidenti leshoi akuza te forta kundrejt drejtesise dhe funksionimit te tij. "Sistemi i drejtesise ka nevoje te rimekembet, ka nevoje te perballoje jo sic mendojne sipas interesave politike "iksi" dhe "ypsiloni". Sistemi i drejtesise ka nevoje te jete integral, te jete integer i secilit ne karakter, te jete patjeter ne nje harmoni te ravijezimit te akteve kushtetuese e ligjore, dhe te jape drejtesi", tha Topi. Presidenti theksoi se, ne sistemin e drejtesise, ka korrupsion dhe kur ky term perdoret ne menyre shume inflacioniste, pa veprime konkrete, atehere sipas tij me mire te thuhet qe s'kemi bere asgje. "Gjerat duhet te vendosen ne standardet e tyre", beri thirrje Topi, duke kerkuar reforme reale ne sistemin e drejtesise. Reforma, qe sipas tij, pse jo, duhet te nise me rritjen e imunitetit ne kete sistem, qe jane "nepunesit" e rinj. "Nje organizem i semure, nuk ka rendesi sa e rende eshte semundja, por gjithnje ka nevoje dhe duhet te rrise imunitetin. Dhe une do t'i konsideroja ardhjet nga Shkolla e Magjistratures si antitrupa ne favor te shendoshjes se imunitetit te sistemit te drejtesise", sugjeroi Presidenti. Te gjithe sipas tij, duhet ta kuptojne se tranzicioni shqiptar eshte nje tranzicion, per fat te keq mjaft i zgjatur. Ndaj per t'i thene fund, shume gjera duhet te perballeshin me sukses ne menyre qe sistemi i drejtesise te pastrohet, realisht te pastrohet. "Na eshte dashur qe te perballojme dhe gjera qe s'kane pasur te bejne me individe specifike, te mbajme te tjere neper shpatulla per te kaluaren e tyre. Ka ikur ajo kohe", tha Topi. Gjate mesazhit dhene para anetareve te KLD-se, Topi u shpreh se Magjistratura duhet te furnizoje sistemin e gjykatave me magjistrate te rinj, nepermjet zgjedhjeve objektive dhe jo ne favor te individeve. "Ata jane te rinj, ata duhet te mesojne dicka. Sikurse baballaret e tyre, dhe vellezerit e motrat e tyre me te medhenj qe kane punuar ne te gjithe Shqiperine, edhe ata duhet te mendojne qe puna behet ne te gjithe territorin e shqiptareve, aty ku ka gjykata, aty ku ka nevoje per drejtesi, aty ku drejtesia eshte e domosdoshme te vendoset. Dhe drejtesia kerkohet ne cdo qelize te territorit shqiptar", permendi Presidenti Topi, si nje zgjidhje per reformimin e drejtesise dhe pastrimin e sistemit. Kreu i shtetit u shpreh se Shqiperia eshte nje vend i vogel, e mes rrethit te juristeve, merret vesh gjithcka, qe ata premtojne shume, e realizojne pak. Per Presidentin, do te ishte me mire qe cdo proces ne kete rreth te ishte transparent dhe mos ekzistojne klanet tradicionale, me rrethin e miqve.
Me gjithe kritikat drejtuar dje sistemit te drejtesise, Presidenti Bamir Topi tha se, beson se viti 2009 do te jete me i suksesshem dhe me i mire ne cdo aspekt per sistemin e drejtesise.
KLD, nota 10, per 2008
Keshilli i Larte i Drejtesise mori dje vleresimet nga kreu i shtetit Bamir Topi per veprimtarine dhe profesionalizmin e treguar gjate ketij viti. Presidenti ne mbledhjen e djeshme, vleresoi se KLD ka operuar ne menyre shume profesionale dhe punoi me frekuence te larte per takime. "Keshilli i Larte i Drejtesise ka perballuar patjeter edhe nje debat, ku padyshim eshte shume e veshtire qe te ndash nuancat e debateve politike dhe debateve profesionale, por gjithsesi, asgje nuk mund te trajtohet ne menyre metafizike, gjerat keshtu jane", u shpreh Topi. Sipas Presidentit, KLD me vullnet ka punuar per te dale nga ai fokus i kritikave tradicionale qe jane hedhur ne adrese te institucionit, si dhe per te operuar pikerisht ne linja jo te kundershtimit si term kundershtimi, por te venies se drejtesise edhe per gjyqtaret e korruptuar.