Trafik grash Shqiperi-Greqi, pranga shoferit te autobusit
GJIROKASTER- Trafik emigrantesh duke i fshehur ne bagazhin e autobusit, arrestohet shoferi i linjes Shkoder-Tirane-Athine. Kater gra, dy nga te cilat u zbuluan te mbeshtjella me batanije ne bagazh dhe dy te tjera te ulura ne sedile, pa dokumente, u kapen nga policia kufitare e Kakavijes oret e vona te mbremjes se shtune teksa tentonin Greqine. Zyber Coli, 41 vjec, banues ne Paskuqan te Tiranes, eshte arrestuar per akuzen e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Ai punonte si shofer i dyte i linjes Shqiperi-Greqi, ndersa grate kishin paguar nga 1500 euro secila per te mberritur deri tek bashkeshortet e tyre.
"Coli punonte si shofer i dyte i autobusit me traga TR 30 70 R, te linjes Shkoder-Tirane-Athine dhe ndihmonte kater gra per te kaluar ilegalisht ne token helene", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Grate ishin nga qytetet e Kukesit, Lacit, Tepelenes dhe Beratit. Gjate marrjes ne pyetje te tyre, agjentet e Zyres Antitrafik zbuluan se kishin paguar nga 1500 euro secila per te mberritur deri ne Greqi. Duke shfrytezuar autobusin e shoqerise "Albania-Interlines", rreth ores 23:30, ka tentuar te hyje ne piken doganore te Kakavijes. "Mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative nga Specialistet e Hetimit te Krimit, sherbimet e policise Kufitare Kakavije kane ushtruar nje kontroll te imtesishem", thane burime zyrtare.
Ne sedilen e fundit te autobusit jane konstatuar dy gra, A. GJ., 26-vjece, nga Laci, si dhe E. Sh., 21-vjece, nga Tepelena, te cilat nuk dispononin asnje dokument per te kaluar ne token greke. Nga kontrolli i metejshem rezultoi se ne njerin prej bagazheve te ketij autobusi, jane konstatuar dy gra te tjera te fshehura dhe mbuluara me batanije. E. V., 23-vjece, nga Kukesi dhe A. M., 18-vjece, nga Berati, qe nuk dispononin asnje dokument per te kaluar ne Greqi.
Te pyetura nga agjentet grate kane treguar se shoferi kishte bere pazarin me bashkeshortet e tyre, qe jetonin e punonin me dokumente te rregullta e njekohesisht ishin pasagjere ne kete autobus. Ne afersi te Kakavijes, dy prej grave jane futur ne bagazh te autobusit, kurse shoferi i pare i mjetit ka deklaruar se nuk kishte asnje dijeni dhe eshte lene te udhetonte drejt Greqise me pasagjeret e tjere.