Komisariati i Beratit, me kushte te mjerueshme
Tirane- Komisariati i Policise se Beratit funksionin me kushte te veshtira. Mungesa e dhomave te shoqerimit per te arrestuarit, te rritur, te mitur apo femra, si dhe dhomat e sigurise eshte nje nga problemet qe paraqitet ne kete komisariat. Problemi i radhes eshte edhe mungesa e efektivave te policise qe te merren me transportim e te arrestuarve. Te gjitha keto detaje jane bere te ditura nepermjet nje rekomandimi, te drejtuar ministrit te Brendshem, Lulzim Basha nga ana e Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani. Nga nje kontroll i ushtruar nga ana e inspektoreve te Avokatit te Popullit eshte konstatuar se i gjithe komisariati perbehet vetem nga dy dhoma shoqerimi, qe ndodhen ne nje ndertese me vete. "Njera nga keto dhoma ishte jashte parametrave dhe standardeve te kerkuara dhe ishin nxjerre jashte perdorimi nga ana e drejtuesve te policise. Ajo ishte pa dyer, pa ndricim nga rrjeti, me shume lageshti dhe tejet e amortizuar dhe pa dritare. Ndersa dhoma tjeter perballe saj plotesonte standardet, ishte pajisur me tavoline karrige me dere dhe dritare me ndricim te bollshem.", shpjegohet ne rekomandim. Mesohet se nga mungesa e ambienteve, te shoqeruarit mbaheshin ne oborr, ndersa ne rast se koha ishte me reshje apo moti i ftohte, ata futeshin ne ndonje zyre. Nderkohe qe problemi i radhes qe hasej ne keto raste ishte edhe mungesa e efektivave per te kryer sherbimin. Inspektoret kane konstatuar se dhoma te sigurise ne kete komisariat policie nuk kishte, pasi nuk ishte parashikuar ne organik efektiv per sigurine e tyre dhe nuk kishte dhoma te pershtatshme per kete funksion, ndaj personat e ndaluar apo arrestuar dergoheshin menjehere ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier. "Kjo ishte nje praktike e sforcuar duke qene se kerkonte mjete dhe personel sherbimi per transferimin e te arrestuarve te ndaluar gjate kohes se kryerjes se procedurave te hetimit deri ne dhenien e mases se sigurise nga Gjykata, e cila detyron vendosjen e te arrestuarit ne Institucionin e Paraburgimit Berat.", thuhej me tej ne raport. Pervec mungeses se ambienteve inspektoret e Avokatit te Popullit kane sqaruar ne rekomandimin e tyre se ne kete komisariat nuk ishte shenuar ne asnje vend te drejtat e personave te shoqeruar, ndaluar apo arrestuar nga ana e bluve. Avokati i popullit kerkon marrjen e masave urgjente per rikonstrukturimin e dhomave te shoqerimit, krijimin e dhomave te sigurise, si dhe te behen shtesa ne organike.
R.Caushaj
R.Caushaj