E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafik kanabis e kokaine në Korçë, “Knock Down 3” vë në pranga 16 persona, 3 në kërkim

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, ku ka çuar në 16 të arrestuar dhe 3 të tjerë janë ende në kërkim. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë hetimeve 6 mujore në kuadër të operacionit të koduar “Knock Down 3”. Të arrestuarit akuzohen se kryenin veprimtari kriminale në trafikun e kokainës dhe kanabisit,   armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Korçë ka lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, ku deri tani janë ekzekutuar 10 prej tyre, ndërsa janë arrestuar në flagrancë edhe 6 persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  388 gramë kokainë e ndarë në doza;  9 kilogramë kanabis; 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak; 9 automjete; 28 aparate celular; 6 peshore elektronike; një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

Në pranga përfunduan :  P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç; M. K., 23 vjeç, M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›