E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksion kundër kanabisit në 5 qytete, asgjësohen 3095 rrënjë, 8 persona në kërkim

Një aksion anti-kanabis është zhvilluar në 5 qytete, ku grupet kriminel kanë kultivuar kanabisin në zonat e thella apo terrenet e vështira malore.

Aksioni është shtrirë në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër janë asgjësuar 3095 bimë e fidanë kanabis, ndërsa 8 persona janë shpallur në kërkim.

Në operacion janë përfshirë 210 forca policore të komisariateve respektive, forcat “Shqiponja” dhe grupe të FNSH-së.

Konkretisht në Krujë u asgjësuan 300 bimë kanabis në fshatin Bruz Zall, ndërsa në Lezhë në zonën e quajtur “Bjeshkët e Kaçinarit” u asgjësuan 500 bimë dhe 1600 fidanë kanabis, në fshatin Kuqna u asgjësuan 241 bimë kanabis dhe në fshatin Zhejë u asgjësuan 16 bimë të tjera kanabisi.

Në Shkodër në Shosh u asgjësuan 180 bimë kanabis, ndërsa në Vaun e Dejes, në fshatin Dush u asgjësuan 200 bimë kanabis dhe në fshatin Vig u asgjësuar 58 bimë kanabis

Autoritetet vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së këtyre rasteve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›