Trafik klandestinesh, me 700 euro drejt Greqise
Permet- Nje i dyshuar si trafikant klandestinesh, eshte ndaluar ne perpjekje per te kaluar ne Greqi tre emigrante, qe i kishin paguar 700 euro secili per kete sherbim. Burime zyrtare bene me dije se i arrestuari eshte 33-vjecari Llambro Braho, lindur ne Skrapar dhe banues ne Durres, kurse operacioni eshte zhvilluar nga agjentet e zyres Kunder Trafiqeve. Braho akuzohet per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, kundrejt fitimit". Kapja e te dyshuarit eshte bere ne vendin e quajtur "Kthesa e Benjes", ndersa udhetonte me autobusin e udhetareve te linjes Permet-Carcove. "Ai udhetonte si pasagjer ne autobus, se bashku me tre persona te tjere te cilet pasi u shoqeruan ne policine lokale, pohuan se kishin si destinacion hyrjen ilegalisht ne Greqi, nepermjet zones kufitare te Carcoves", thone burimet nga grupi hetimor. Sipas burimeve policore, 33-vjecari Braho, do t'i ndihmonte tre klandestinet per te hyre pa dokumente ne Greqi, kundrejt nje pagese e cila ne total kapte shifren e 2100 eurove.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per veprime te metejshme hetimore.
B. Kore
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per veprime te metejshme hetimore.
B. Kore