E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per femer, theret 25-vjecari

Korce- Mbremja festive ne klubin e studenteve te Universitetit "Fan Noli" ne Korce degjeneroi ne nje krim te pergjakshem, me pasoja tragjike mengjesin e djeshem. Nje i therur me thike dhe dy te plagosur, eshte bilanci i perleshjes qe erdhi pas dehjes me alkool dhe ngacmimit me fjale te pretenduar ndaj nje femre, qe gjendej ne shoqerine e te dyshuarit. Policia arriti te arrestonte autorin e dyshuar Erion Pepellashi pas 15 oresh kerkime, ne nje fshat te Korces. Mjeket thane se ne spital perfundoi pothuajse i pajete 25-vjecari Elis Spaho, banor i lagjes nr. 18 te qytetit, ndersa u plagosen shoket e tij, Leonard Ballco e Klodian Hoxha, per te cilet nuk ka rrezik jete. Hetimet e kryera rezultuan se shkak per ngjarjen, ishin disa fjale te hedhura ne drejtim te vajzes qe shoqeronte autorin dhe konsumimi i sasive te medha te alkoolit. Krimi ka zhytur ne frike dhe panik studentet, nje pjese e te cileve e kane ndjekur nga konviktet sherrin e pergjakshem.

Ngjarja

Burime policore bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem ne nje lokal, qe ndodhet ne ambientet e brendshme te "Qytetit Studenti". Elis Spaho ka qene ne shoqerine e nje vajze dhe te dy shokeve, kur eshte konfliktuar me tre persona te tjere, qe ndodheshin ne tryezen perballe tyre. Me pretendimin se nje prej djemve ka ngacmuar me fjale vajzen qe po e shoqeronte, Erion Pepellashi ka shkuar te tryeza e tyre dhe u ka kerkuar shpjegime. Pasi kane shkembyer per disa minuta sharje me njeri-tjetrin, dy grupet e te rinjve kane dale jashte lokalit, duke vazhduar grindjen me grushte dhe mjete te forta ne shesh. Gjate perleshjes, Erion Pepellashi dyshohet se ka nxjerre nje thike, te cilen e mori ne lokal, duke goditur tre here ne trup Elis Spahon. Kur 25-vjecari ka rene i gjakosur pertoke, autori i krimit se bashku me shoket e tij, perfituan nga erresira dhe u arratisen nga zona e konvikteve. Spaho eshte derguar menjehere ne spitalin e qytetit, por plaga e marre ne zemer ka qene fatale per jeten e tij. Ndersa dy shoket e 25-vjecarit, qe u perfshine ne sherr, Leonard Ballco dhe Klodian Hoxha, kishin marre vetem plage te lehta.

Policia

Pas ngjarjes, Policia e Korces ka shoqeruar dhe marre ne pyetje me teper se 10 persona, te cilet ishin te pranishem ne vendin e ngjarjes, ne kohen kur ndodhi vrasja. Nga deshmite e tyre policia ka mundur te identifikoje autorin e krimit. Policia ka mundur qe pas 15 ore kerkimesh intensive, te vendose ne pranga 30-vjecarin Erion Pepellashi, nga qyteti i Korces, i cili dyshohet se eshte edhe autori i vrasjes se 25-vjecarit Elis Spaho. Burime zyrtare thane se ai eshte kapur tek disa te aferm ne nje fshat te rrethit te Korces. Duke perfituar nga erresira, Pepellashi mundi te largohet menjehere pas ngjarjes, por gjate marrjes ne pyetje te deshmitareve, eshte bere identifikimi dhe shpallja ne kerkim per krimin e "vrasjes". Mesohet se i dyshuari ishte vizitor i perhershem i klubit "Studenti". Policia sqaroi se autori i dyshuar i krimit, armen e ftohte me te cilen kreu vrasjen, e kishte marre nga lokali.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›