Teatri i komedisë do të hapë siparin me premierën"XXL",
"XXL", është premiera e parë që do të hapë siparin e Teatrit të Komedisë, institucionit më të ri kulturor në kryeqytet. Kjo shfaqe me regji të Stefan Cepaliku, do të vijë nga një kastë aktorësh të përbërë nga Mehdi Malkaj, Bujar Asqeriu, Olta Daku etj. Komedia "XXL" i kushtohet realitetit mediatik shqiptar në veçanti dhe atij global në përgjithësi.
Ashtu siç kishte bërë të ditur, derejtori i Teatrit të Komedisë Kastriot Cipi, aktorët që janë pjesë e TKK, janë punësuar në bazë të kontratave me afat dhe një pjesë tjetër do të paguhen me honorare. Në këtë sezon artistik në Teatrin e Komedisë do të ngjiten në skenë tre shfaqe të cilat janë të përzgjedhura nga bordi artistik.