E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trafikim ndërkombëtar i kokainës/ Arrestohen 24 veta në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane shkatërroi një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa në pranga përfunduan dhe trafikantw shqiptarë.

Megaoperacioni u zhvillua në provincat Reggio Calabria, Catania, Messina, Vibo Valentia, Salerno, Milano e Pavia, ndërsa u angazhuan 200 efektivë. Në total u ekzekutuan 24 urdhër-arreste, nga të cilat 15 masa arresti me burg dhe 9 të tjera arrest shtëpie.

Autoritetet nuk kanë bërë me dije sa prej të ndaluarve janë shqiptarë ndërsa kanë zbardhur gjithë intenerarin dhe mënyrën sesi funksiononte grupi i cili bashkëpunonte me organizatwn mafioze, Ndrageta.

Grupi, kishte lidhje me organizata të ndryshme, me baza operative në Shqipëri dhe Brazil, nga ku sillte ngarëkesa të mëdha koakine nga Amerika e Jugut.

E gjitjë sasia e drogës ruhej në Zvicër para se të transportohej në Lombardi, ku u shitej më pas blerësve të vecantë, përfshirë këtu dhe trafikantë të mëdhenj shqiptarë.

Pë të komunikuar, anëtarët e grupit përdornin kabinat telefonike ose telefona të vecantë.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se grupi ishte në gjendje të prodhonte vetë sasi të mëdha kanabisi, nga parcelat e mbjella në disa zona rurale.

Hetimet janë në vazhdën e e operacionit “Magma”, i cili u zhvillua në nëntor 2019 ku arestuan 45 anëtarë të grupit Ndrangheta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›