Trafikimi dhe pergjimet, Berisha: Shpifje dhe sindromë e Ramës

Kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët ka mohuar absolutisht akuzat per trafikimi te amëve dhe pergjim nga Ministria e Mbrojtjes, duke deklaruar se nuk ka asnjë fishek të shitur nga Shqipëria. Sipas Kryeministrit kjo është një aktrim mediatik i opozitës dhe pasojë e sindomës së kryetarit të saj ,“i cili rrotullon kolltuqet çdo mëngjes që shkon në zyrë”.
“Së pari dua tu garantoj që kjo mazhorancë nuk pengon dhe nuk mund të pengojë asnjë nismë të vetme të Parlamentit. Parlamenti ka rregulloren dhe ligjin mbi të cilin ndërmerr veprimet. Shqiptarët duhet ta dinë se në protokollin e parlamentit nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e vetme nga opozita për një komision hetimor parlamentar. Këtyre zotrive nuk u intereson hetimi por teatralitetit për të njollosur një institucion shumë të rëndësishëm dhe të respektuar të vendit. U intereson të shpifin pa baza se po bëhet trafik armësh. Ju garantoj që nuk ekziston qoftë një fishek i shitur nga ky vend, procedurat për eksportimin e armëve janë terësisht transparente. Kush i pengoi këta të paraqesin kërkesë për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar? A mund të udhëhiqet një parti nga obsebsione të tilla? Ushtria shqiptare ka zbatuar dhe zbaton rregullat e saj si një institucion i depolitizuar. Këto vinë nga një njeri që cdo ditë kthen kolltuqet se mos i kanë vënë ndonjë përgjues, bashkëpunëtorët e tij dhe jo të tjerët” tha ai.
Ndërkaq lidhur me rolin e Shqipërisë në kryesimin e KiE Berisha u shpreh:
“Kemi përcaktuar moton tonë “Të bashkuar në diversitet”, dhe besojmë se mund të japim kontributin tonë bazuar në këto moto. Harmonia fetare, cështja e rinisë, ndërmarrja e reformave, përafrimi i vendeve të pranverës arabe për të asistuar në ndihmesë të shtetëformimit të tyre janë disa cështje të rëndësishme me të cilat do të punohet. Me rastin e 100 vjetorit, Shqipëria një nga demokracitë më të reja, kryeson kupolën e demokracisë në Ballkan dhe kjo është një arritje e madhe”.
Sa i përket debateve të hapura lidhur me historinë ai tha:
“Vlerësoj ata që përfshihen në debat në kuadër të ditëlindjes së Shqipërisë. Thirrja ime ka qenë që të bëjmë gjithcka që të ngrejmë në piedestal të vërtetat tona historike. Kam kënaqësinë që edhe ata që për arsye të caktuara vërsulen, më atribuojnë gjëra që skam thënë kurrë, por po u afrohen të vërtetave që duhet të dalin. Nuk i kam kërkuar kurrë kujt të shkruajë këtë apo atë për historinë, por ata që mendojnë se Kryeministri nuk mund të flasë për historinë është një gabim i madh, historia dhe politika janë një binom i pandashëm. Erdhëm si një komb me histori të falsifikuar, kemi përgjegjësi para vetes dhe fëmijëve tanë të mësojnë të vërtetat, por kjo smund të na pengojë ne të hedhim dyshime mbi dritëhijet e historisë sonë. Kam pasur dyshime dhe kam lidhur me Luftën Nacional Clirimtare, ata që duan ta shohin historinë me sytë e Hoxhizmit bëjnë palë me falsifikimin. Duhet të jetë një 100 vjetor analize, ideja se Berisha po nxjerr në pah figura nga veriu dhe Kosova, këto janë qëndrime antikombëtare. Enver Hoxha nuk e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati, por sepse cdo ditë ia errësonte pushtetin e tij. Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës dhe të rrethanave. Kanë dalë debate për numrin e dëshmorëve, nuk e di sa është por di që shqiptarët kanë luftuar, është e patolerueshme të shpallësh dëshmorë ata që nuk janë” .