E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri zgjedhor, Vasili: “Nota”, në zgjedhjet e 2013

Kemi një kusht të plotësuar, por jo garanci për cilësinë e produktit. Të tillë e konsideron realizimin e kodit të ri zgjedhor nga kompromisi i dy partive kryesore në vend nenkryetari i LSI, Petrit Vasili. Sipas Vasilit jo gjithmonë produktet e kompromiseve rezultojnë të sukseshme, por sipas tij është koha dhe zgjedhjet e 2013 ato që do të japin edhe notën për kodin e ri zgjedhor.
 

“Ky eveniment ka një anë pozitive në planin politik, përmbush në njëfarë mënyre nja nga kushtet e BE për statusin, kemi një kusht të realizuar, por sjemi të sigurtë në cilësinë e tij, kemi përpara një provë serioze e cila do të testohet në zgjedhjet e 2013. Jemi në një kompromis të kryer, ato që bëjnë kompromiset marin përgjegjësitë përmes votave. Do të marrim përgjigjet e duhura lidhur me këtë, por ata që kanë monopolin jo gjithmonë mund të kenë qetësinë për të bërë balancing mes interesit politik me atë kombëtar, por koha do të provojë nëse ky kod do të rezultojë i sukseshëm me ndryshimet e bëra teknike”tha ai.
 

Këtë deklaratë Vasili e bëri gjatë një konference për shtyp për Konventën Kombëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila do të mbahet në shtator. Do të jenë rreth 1508 delegatë nga e gjithë Shqipëria që do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSI-së, në bazë të parimit 1 anëtar një vote, që deri në momentet që flasim, kreu aktual i LSI-së, Ilir Meta është i vetmi që ka konfirmuar se do të rikandidojë për këtë post.
 

Ndërkaq sipas Vasilit kjo parti vjen me një risi në këtë konventë, me një formulë të re në kuotimin e përfaqësimit, ku 30% e përfaqësimit do të vijë nga Lëvizja Rinore për Integrim, 30% nga Lëvizja e Gruas për Integrim dhe 40% nga LSI. Ky hap i hedhur sipas nenkryetarit  të LSI, krijon më shumë hapësira për të rinjtë dhe gratë në përfshirjen e tyre në vendimarrje e politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›