E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdute si.. Ne

Standardi me i ri qe ka perqafuar qeveria shqiptare per te perballuar fushaten anti-korrupsion te opozites eshte perpjekja per te krijuar nje simetri qofte dhe fallco ne akuza. Te pafuqishem per te kundershtuar dhe shpjeguar shqiptareve faktet e hidhura qe po publikohen perdite per plackitjen e pasurise kombetare nga nje tufe kuneterish baxhanakesh kusherinjsh dhe farefisni qeveritaresh njerezit e pushtetit kane kaluar ne pozita mbrojtese duke u shfajesuar se edhe Ju pra ju te opozites jeni hajdute si Ne.

I pari qe e adoptoi kete skeme ishte Sali Berisha. Duke qene se ai eshte zyrtari i pare me i larte i shtetit shqiptar qe iu kap ne vjedhje djali vajza gruaja baxhanaku dhe gjithe farefisi i mbesave dhe gruas se tij ai shpalli fushaten e 20 perqindeshit nje sajim qesharak qe bazohet ne vete deklaratat e Berishes. Keshtu vajza e Sali Berishes Argita Malltezi eshte e vetmja qe deri me sot eshte kapur me presh ne duar duke i kerkuar nje biznesmeni nga Lindja e Mesme 3 per qind fee success per nje projekt termocentrali ne Portoromano ne token e klientit te vajzes se kryeministrit Damir Fazllic. Vajza e tij eshte e vetmja pinjolle e nje kryeministri ne Shqiperi qe kerkon 3 per qind te vleres se investimit per firmen e babait te vet. Djali i kryeministrit eshte i perfshire si sekser zyrtar ne shumicen e bizneseve qe kane nevoje per firmen e qeverise duke u detyruar ta deklaroje dhe ne deklaraten e pasurise se ka bere qindra- mijera dollare si ndermjetesues. Gruaja e tij po ashtu eshte ende subjekti me i pahetuar ne vend per menyren se si ka menaxhuar miliona euro qe mbledh ne ballot e bamiresise nderkohe qe qendrat e saj kunder autizmit kane cmime shume me te kripura se spitalet analoge private jashte Shqiperise. Nuk dua te zgjatem me tej me listen e njerezve te afert te kryeministrit perfshire ne biznese dhe veprimtari si seksere. Nen shembullin e tij kemi kuneterit kunatat vjehrret vjehrrat kusherinjte dhe te afermit e gjithe ministrave qe u jane turrur licencave dhe koncesioneve duke u futur ortake me nga 20 deri 30 perqind ne cdo biznes si gjobe e qenies se tyre ne pushtet. Po botojme sot disa kompani te kusheririt te ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli i cili ka hyre partner nga 20 deri 30 perqind ne disa kompani qe kane perfituar licenca dhe koncensione nga ministri Ruli. Nuk duam te themi automatikisht se Ruli e ka taksen 30 perqind por shihet qarte se e gjithe kjo procedure bie ere e praktikave korruptive tribale te qeverise se Sali Berishes.

Perballe ketyre fakteve kokeforte tani kemi nje strategji mbrojtese qesharake te qeverise. Mbrojtja e tyre e vetme eshte edhe ju jeni hajdute. Ti u thua vajza e kryeministrit eshte seksere dhe Berisha pergjigjet edhe Tan Lepuri eshte sekser. Ti thua kunati i ministres Bregu eshte mafioz Berisha pergjigjet edhe vellai i Fatmir Xhafes eshte arrestuar nje here. Ti u thua shqiptareve qe keta po ua japin gjithe licencat dhe koncesionet kuneterve baxhanakeve dhe kusherinjve te pare Berisha del thote po dhe ju i keni dhene leje ndertimi kunatit te Dash Pezes. Ti u thua shqiptareve keta kane privilegjuar bizneset serbe ne Shqiperi dhe po financohen nga parate publike keta te thone edhe Ramiz Alia ka gisht ne masakren e Tivarit. Ti u thua qe motrat Vokshi kane privatizuar nentoken token dhe ajrin e Shqiperise keta te thone dhe gruaja e nje deputeti socialist ka punuar tek ministria e licencave. E gjithe kjo panorame tragji-komike po perpiqet te paraqitet tani si mjedis i ndotur nga akuza reciproke. Kjo ne fakt eshte shume qesharake. E gjithe kjo jo vetem qe nuk eshte nje tablo reciproke mes dy paleve por eshte nje dorezim pa kushte i shumices per tu mbrojtur nga akuzat per korrupsion. Ata kane pranuar tashme se jane hajdute se i kane bere te gjitha ato qe thuhen dhe jane ne kerkim te bashkefajtoreve. Si te paturpshem qe jane nuk vrasin shume mendje se cfare kushtesh duhet te plotesoje nje bashkefajtor me dike qe merr pare per firmen e babait kryeminister me nje bashkefajtor qe privatizon per kunatin nentoken token dhe ajrin me nje minister qe u jep njerezve te vet kasat fiskale me nje minister tjeter qe i jep djalit te xhaxhait licenca koncensionesh per plehra dhe energji. Nuk vrasin mendje fare se paku te gjejne dicka te ngjashme. U intereson vetem nje fjali Hajdute jeni edhe ju ... si Ne.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›