E Diel, 1 Nëntor 2026

MPPT Akuza pushoi hetimin Sas Sakar u skualifikua nga tenderi per oferte te pavlefshme

Tirane 20 tetor NOA - Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ne vijim te procesit te transparences me median per ceshtje te procedures koncesionare te dhenies me koncesion te sherbimit te kontrollit teknik te detyrueshem te mjeteve me motor dhe rimorkiove ben me dije se Prokuroria e Tiranes duke iu referuar ankeses se shtetasit francez Bernard Burrier perfaqesues i Sas Sakar ka vendosur pushimin e hetimit te ceshtjes.

MPPT citon vendimin e oraganit te akuzes qe thote se megjithate shkeljet e konstatuara nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave ne dokumentacionin e paraqitur nga shoqeria Sas Sakar kane qene te mjaftueshme qe ofertuesi ankimues te skualifikohej dhe oferta e tij te konsiderohej e pavlefshme.

Gjithashtu mesohet se organi i akuzes ka verifikuar se nuk rezultojne elemente te ndonje vepre penale ne masen e veprimeve ne kundershtim me parimet dhe qellimet e ligjit te koncesioneve dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij qe ka cenuar lirine e pjesemarresve dhe barazine e shtetasve ne tendera publike me qellim krijimin e avantazheve ose priviligjeve te padrejta per te tjeret dhe aq me teper ne kuptimin e pergjithshme te kryerjes me dashje te ketyreve veprimeve qe perbejne mospermbushje te rregult te detyres nga personat ne ushtrim te funksionit publik.

Ministria e Puneve Publike ben me dije se subjekti i skualifikuar Sas Sakar per kete procedure ka ndjekur te gjitha fazat e ankimit te parashikuar ne legjislacionin administrativ gjyqesor civil prane Gjykates se Tiranes dhe ate penal.

mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32702-mppt-akuza-pushoi-hetimin-sas-sakar-u-skualifikua-nga-tenderi-per-oferte-te-pavlefshmetitleMPPT Akuza pushoi hetimin Sas Sakar u skualifikua nga tenderi per oferte te pavlefshmetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›